Vrasja e ish-policit për bastet? I ndaluari që informoi autorët, punonjës i një pike bastesh

Vrasja e ish-policit për bastet? I ndaluari që informoi autorët, punonjës i një pike bastesh

#rtvorabr br Ish-punonjësi i një pike bastesh në Tiranë u la në burg pa afat nga Gjykata e Tiranës në lidhje me dyshimet për bashkëpunim në vrasjen e Santiago Malkos. 39-vjeçarin, Blendi Teta, është i vetmi person të arrestuar për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko. Para gjykatës Prokuroria ka zbardhur lëvizjet e kryera nga Teta dhe dy persona të tjerë pak momente para atentatit ku dyshohet se Teta ka informuar autorët në lidhje me lëvizjet e viktimës.br br Konfliktet për bastet dyshohet se kanë qenë shkak i vrasjes së ish-policit, Santiago Malko, më 27 gusht në tiranë.br br Një ditë pas arrestimit Prokuroria kërkoi që Blendi Teta të qëndrojë në burg pasi është filmuar nga kamerat e sigurisë me automjetin e tij tip "Skoda" pranë vendit të ngjarjes.br br 39-vjeçari mësohet se ka qenë punonjës i një pike bastesh aktivitet në të cilin ishte përfshirë edhe ish- polici i vrarë Santiago Malko.br br Përveç këtij fakti bazuar edhe në përgjimet telefonike dhe pamjet e kamerave dyshohet se i arrestuari ka ndjekur lëvizjet e viktimës dhe ka informuar autorët duke ndihmuar organizimin e atentatit.br br Gjatë seancës ku u vendos masa e arrestit me burg për të riun, organi akuzës ka zbardhur lëvizjet e autorëve të dyshuar të atentatit së bashku me 39-vjeçarin, të cilët janë fiksuar nga kamerat e sigurisë.br br Sipas prokurorisë Blendi Teta së bashku me dy persona të tjerë, pasi janë takuar në një lokal në zonën e freskut, kanë ndjekur lëvizjet e ish-efektivit Malko, deri pak momente para ekzekutimit.br br Nga verifikimet ka rezultuar se nga automjeti Skoda, natën e ngjarjes kishte zbritur Blendi Teta, dhe pas këtij momenti ai ka filluar të shfaqë shqetësim gjatë telefonatave që ka zhvilluar me bashkëjetuesen e tij, duke i thënë se ishte në kërkim për vrasje.br br Për këtë arsye ndaj tij janë ngritur akuzat e moskallëzimit të krimit dhe veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës, të cilat nga vetë Teta dhe avokati mbrojtës janë mohuar.br br Në seancën gjyqësore me dyer të mbyllura 39-vjeçari është shprehur se nuk ka pasur lidhje me planin e vrasjes, ndërsa ngjarjen e ka mësuar nga televizori kur ka mbërritur në shtëpi.br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 6

Uploaded: 2019-09-16

Duration: 01:45

Your Page Title