Ora News - Nesër rifillon mësimi, 98 shkolla të dëmtuara nga tërmeti

Ora News - Nesër rifillon mësimi, 98 shkolla të dëmtuara nga tërmeti

#rtvorabr Dy shkolla, njëra në Bërxullë të Vorës dhe tjetra në Allgjatë të Tiranës nuk do të zhvillojnë mësim ditën e martë, 24 shtator, për shkak të dëmeve që kanë pësuar nga tërmeti i datës 21 shtator. br br Ministrja e Arsimit Besa Shahini sqaron se për nxënësit e këtyre shkollave do të sigurohet transport për në institucionet më të afërta arsimore.br br Shahini njoftoi se nesër do të nisë mësimi normalisht në të gjitha shkollat e qarqeve Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ndërsa dita e pushimit do të zëvendësohet ditët e ardhshme.br br "Aty ku ka patur plasaritje, janë mbyllur dje nga ekipet që punuan deri natën vonë. Dy shkolla vartëse nuk do të hapen nesër, por nxënësve u është siguruar transport për tek shkolla qendër. Shpresoj që nxënësit dhe prindërit pushuan dhe u qetësuan sot. Nesër të gjithë në mësim" shkruan Shahini në një status në facebook.br br Janë rreth 98 shkolla që kanë pësuar dëmtime si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike, por Ministria e Arsimit bën me dije se ekipet e bashkive kanë ndërhyrë për të rregulluar problematikat.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2019-09-23

Duration: 01:35

Your Page Title