Report TV- Blanc tragjik/ 4 të vdekur nga përplasja e fuqishme e makinave në Elbasan

Report TV- Blanc tragjik/ 4 të vdekur nga përplasja e fuqishme e makinave në Elbasan

ELBASAN - Një aksident rrugor ndodhi në aksin nacional Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, ku për pasojë kanë humbur jetën 4 persona, mes të cilëve një vajzë rreth 25-vjeçare, ndërsa mbetën të plagosur disa të tjerë.br br Tre makina janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën, ku njëra ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.Policia sqaron se u përplasën tre automjete me drejtuesit, personin me inicialet G.K, O.Sh dhe shoferi i tretë E.R. Katër personat që humbën jetën ndodheshin në makinën m shoferin me inicialet G.K, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën. br br "Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit", thotë policia në një njoftim paraprakbr br Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të plagosurit nga automjeti. br br Aksidenti ndodhi në të njëjtin vend ku disa kohë më parë humbi jetën një 25-vjeçar.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2019-09-23

Duration: 04:35

Your Page Title