Ora News - Alarm i rremë për tërmetet, nxjerr nëpër rrugë njerëzit në Tiranë

Ora News - Alarm i rremë për tërmetet, nxjerr nëpër rrugë njerëzit në Tiranë

#oranewsbr br Mijëra njerëz në rrugë, panik dhe trafik automjetesh. Kjo ka qenë pamja që ofroi kryeqyteti shqiptar mbrëmjen e së dielës (22 shtator 2019), pas një lajmi të publikuar mbrëmjen e djeshme në disa portale se një sizmiolog grek kishte parashikuar se Shqipëria do të tronditet nga një tërmet tjetër i fortë me magnitudë 5.8 gradë të shkallës rihter në orën 23:30 minuta.br br Lajmi u përhap shumë shpejt dhe banorët në panik braktisën shtëpitë dhe dolën në rrugë.br br "E dimë që tërmetet nuk parashikohen por u frikësuam. Dhe fakti qe pame te tjeret te dilnin jashte dolem dhe ne" thanë dy gra ne nje prononcim per RTV Ora.br br Shkencërisht askush nuk e parashikon dot kohën dhe as fuqinë e një tërmeti. Agjencia më e madhe në botë për tërmetet konfirmoi mbrëmë vonë se nuk është e mundur të parashikohet kurbien tërmetet dhe as fuqia e tij. Ajo bëri thirrje për qetësi për të gjithë qytetarët.br br "Nuk parashikohen tërmetet. Mos besoni në lajme të tjera" thuhet në njoftimin e tyre.br br Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka doli në një komunikim në orët e vona të natës për të siguar se nuk ka asnjë parashikim për tërmetet dhe kush përhapi lajmin e rremë do të ndëshkohet.br br Olta Xhaçka: "Për shkak të situatës kaotike dhe panikut të krijuar nga lajmi i rremë për një tërmët që do të ndodhte në orën 23:30 me një magnitudë të fuqishme pothuajse gjithë Tirana ka dalë jashtë. E kuptoj që këto janë momente të vështira dhe qytetarët janë të frikësuar dhe kjo është e mirëkuptueshme por dua të them se kushdo që ka hapur lajmin e rremë për tërmetin e madh që pritej të ndodhte në orën 23:30 ka kryer një akt të rëndë kriminal të dënueshëm nga Kodi kriminal. Nuk do të lëmë gurë pa lëvizur derisa të zbulojmë autorin e këtij krimi i cili do të paguajë me burg"br br Menjëherë pas kësaj policia deklaroi se ka ndaluar dy gazetarë të dy portaleve duke i akuzuar se kanë përhapur lajm të rremë.br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2019-09-23

Duration: 02:25

Your Page Title