Ekspertet: Reforma Zgjedhore jo nga te huajt

Ekspertet: Reforma Zgjedhore jo nga te huajt

S?ka analogji me Reformën në Drejtësibr br 2 ish-kryetarët e KQZ, Ilirjan Celibashi dhe Kristaq Kume, e shikojnë si të pamundur për t?u realizuar propozimi i opozitës së bashkuar për ngritjen e një strukture të posaçme të drejtuar nga ndërkombëtarët, për hartimin e Reformës Zgjedhore.br br Reforma Zgjedhore, sipas tyre, është specifike dhe ligji elektoral kërkon ndryshime që mund të vijnë nga ekspertët vendas që i njohin problematikat.br br Ata nuk shohin ngjashmëri me Reformën në Drejtësi dhe thonë se gjithsesi, edhe në këtë rast ndërkombëtarët sollën vetëm ekspertizën e tyre dhe nuk kishin rol drejtues.br br Të dy ish-kryetarët e KQZ, njohës të mirë të sistemeve zgjedhore që janë aplikuar në vend, mendojnë se më shumë sesa sistemet në Shqipëri, problemi qëndron tek zbatimi i anshëm i tyre.


User: RTV KLAN

Views: 6

Uploaded: 2019-09-26

Duration: 01:46

Your Page Title