Bllokohen 1.6 milione litra gaz natyror

Bllokohen 1.6 milione litra gaz natyror

1.6 milionë litra gazi natyror me mangësi në cilësi janë bllokuar nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial. br Pika e tregtimit të gazit të lëngshëm ndodhet në periferi të kryeqytetit, e pas analizave të kryera nga Inspektorati është konstatuar se ka pasur mangësi në cilësinë që u shitej konsumatorëve, por edhe në shmangien e pagesës së taksave. br ?Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana jonë dhe pas modularëve të përgatitur nga drejtoritë e analizave respektive kemi konstatuar që një subjekt ka pasur shmangie cilësore, thyrjen e procedurave si dhe shmangien e fiskut. Menjëherë autoritetet kanë ndërvepruar me njëra-tjetrën duke identifikuar subjektin dhe duke e penalizuar atë për cilësinë e produktit, modalitetet, formën e shitjes së produktit?, tha Kryeinspektori i ISHTI, Admir Abrija.br Kreu i Doganave, Arlind Gjokuta tha se për të gjithë litrat e bllokuara, 1.6 milionë, nuk ishte paguar detyrimi i akcizës, duke shmangur plot 350 mijë euro taksa.br ?Subjekti kishte hedhur në qarkullim rreth 1.6 milionë litra gaz natyror të lëngshëm pa paguar detyrimet e akcizës. Në total, detyrimi i munguar dhe penaliteti i vendosur ndaj këtij subjekti arrin në shifrën prej 38 milionë lekësh ose përafërsisht 350 mijë euro?.br Drejtoria e Përgjithshme e Doganave do të kontrollojë deri në fund të vitit të gjitha magazinat fiskale, jo vetëm ato në fushën e hidrokarbureve, por edhe në atë të duhanit e pijeve alkoolike.


User: RTV KLAN

Views: 4

Uploaded: 2019-09-27

Duration: 01:06

Your Page Title