Shkodër, ekspozitë për kujtesën kolektive

Shkodër, ekspozitë për kujtesën kolektive

#rtvorabr br Të rrugëtosh përmes imazheve në Shkodren artistike të përpara viteve 90?, e të takosh gjurmë të familjes, të prekesh nga afër kulturën dhe historinë e një qyteti.br br E tillë ishte ekspozita fotografike kushtuar kujteses kolektive, që i dha një mbrëmje ndryshe kryeqendrës së veriut, në një prej shtëpive monument kulture, siç është ajo e Pashko Vasës.br br Janë dorëzuar plot 306 imazhe, që pasi kaluan në duart e një jurie profesionistësh, u përzgjodhën 44 të tilla të ekspozoheshin në këtë mbrëmje.br br Eltiana Shkreli: Dëshira ka qenë që këtë kujtesë kolektive të qytetit ta sjellim nëpër shtëpitë tradicionale shkodrane"br br Të nxjerra nga arkiva familjare e shkodranëve, këto imazhe tregojnë shumë për pasurinë e një qyteti dhe traditën e bukur, që ende edhe sot e ruan me fanatizëm. Për specialistët nuk ka qënë e lehtë të filtronin këto imazhe, që në fund mes morisë së fotove të dorëzuara, të dilnin vetëm 44 të tilla.br br Qerim Vrioni, studiues fotografie: Tre herë i kam kaluar dhe më pas bëra llogaritë. Cila mori më tepër pikë i përzgjodha. Këtë nismë duhet të ndërmarrin dhe qytetet e tjera pasi ndihmon historinë.br br Salvator Kiçi është djaloshi i ri në posterin e këtij viti të prezantimit të kësaj ekspozite. Sot në një moshë tjetër, kujton plot nostalgji vitet kur ishte i angazhuar ne jetën artistike të Shkodres.br br Mes imazheve ka prej atyre që kërkojnë të identifikojnë emrat e spikatur të artistëve shkodrane kur ishin të rinj.br br ?Shkodra ? familja, kultura, historia ime? në këtë edicion të tretë solli rrugëtimin e jetës artistike dhe kulturore në qytet që prej fundit të shekullit XIX e deri në vitin 1990.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-09-28

Duration: 02:23