Kurz fiton serish zgjedhjet ne Austri

Kurz fiton serish zgjedhjet ne Austri

Disfate për nacionalistet, surprizojnë të gjelbritbr br Konservatorët e Sebastian Kurzit triumfuan sërish në zgjedhjet e parakohshme që u zhvilluan këtë të diel në Austri. Kutitë e votimit u mbyllën në orën 17.00 dhe pas numërimit të shumicës së votave, Partia Popullore e tij 37.2 të votave me një rritje prej 5.7 të mbështetjes popullore krahasuar me zgjedhjet e 2017-ës.br br Ish-aleatët e tij nacionalistë u renditën të tretët me 16 të votave, duke pësuar një rënie prej 10 të votave.br br Rënia e theksuar e popullaritetit erdhi pas dorëheqjes së ish-liderit të tyre Hainc Kristian Shtrahe si zvkancelar, pasi u shfaq në një videoskandal duke i kërkuar fonde mbesës së një oligarku rus për fushatën e partisë së tij. Në këmbim, ai i premtonte asaj tendera për ndërtimin e autostradave. Largimi i tyre nga koalicioni qeverisës me Sebastian Kurzin çoi vendin në zgjedhje të parakohshme.br br Rritjen më të madhe të mbështetjes popullore me mbi 10 e kanë të gjelbrit, të cilët morën 13 të votave. Sebastian Kurz nuk e formon dot i vetëm qeverinë e re, ndaj partnerët më të mundshëm janë të gjelbrit dhe liberalët e Neos me rreth 8 të votave. Ka pak gjasa që në koaliconin e ri qeverisës të përfshihen socialdemokratët e renditur të dytët.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2019-09-30

Duration: 01:05