Ora News - Veliaj: Falë teknologjisë verifikuam në kohë rekord banesat e dëmtuara nga tërmeti

Ora News - Veliaj: Falë teknologjisë verifikuam në kohë rekord banesat e dëmtuara nga tërmeti

#rtvorabr br Bashkia e Tiranës ka përfunduar procesin e verifikimit dhe vlerësimit të 1220 banesave të dëmtuara nga tërmetet e rëna javën e shkuar.br br Procesi është përshpejtuar falë edhe të teknologjisë, përmes së cilave është përllogaritur edhe fatura.br br Veliaj: ?Teknologjia ta bën jetën më të lehtë për disa procese që më parë na merrnin shumë kohë. Ne kemi përfunduar të gjithë procesin e verifikimit dhe vlerësimit të 1220 banesave të dëmtuara nga tërmeti. U bë në një kohë rekord, jo vetëm në Shqipëri, por në Rajon e besoj në pjesën më të madhe të Europës. Bëmë një aplikacion, i cili quhet emergjenca.net, dhe ajo çfarë ndodh është: secili nga stafi ynë, qoftë në Bërzhitë, Zallbastar, edhe në zonën më të largët të Ndroqit, në Pezë, mund të shkruajë ?pasaportën? e shtëpisë së dëmtuar me të dhënat bazë?br br Jashtë vëmendjes së bashkisë në këto ditë nuk mbetet as mjedisi.br br Veliaj: ?Testi i taksive elektrike ishte shembulli tipik; njerëzit jo vetëm që udhëtojnë më lirë, por edhe si kontribut, janë më të zellshëm të presin sa t?ju vijë taksia elektrike. Të gjitha taksitë elektrike janë të zëna dhe fakti që po aplikojnë më shumë të tilla, do të thotë se ky biznes po lulëzon. Tani që kemi arritur këtë fazë emancipimi, është momenti ideal që të fusim mjetet elektrike për konsumatorët?br br Duke sjellë shembullin e Norvegjisë, e cila filloi po kështu me përdorimin e makinave elektrike dhe stacione të karikimit falas, për të nxitur gjeneratën e re të automjeteve, kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës po mendon edhe për një sistem të prodhimit të energjisë së rinovueshme.br br Veliaj: ?Jemi duke diskutuar një sistem të prodhimit të energjisë elektrike me panele solare pluskuese në Bovillë. Kështu, jo vetëm që ke energjinë 100 të rinovueshme, por mund të kemi mundësi që të subvencionojmë karikimin e mjeteve elektrike për qytetarët. Pra, praktikisht karburant falas?br br Për më shumë lexoni në: br br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-09-30

Duration: 01:47

Your Page Title