17 vjeçarja gjendet në transmetim live, sms ja e shoqes ndihmon për kthimin e saj në shtëpi

17 vjeçarja gjendet në transmetim live, sms ja e shoqes ndihmon për kthimin e saj në shtëpi

Një javë nga zhdukja më 23 shtator të këtij viti kthehet në shtëpi 17-vjecarja nga Lezha, Valentina Cuni. Pas denoncimit në ??Pa gjurmë?? përfundon Odisea e fshehjes së adoleshentes, dyshuar se u gënjye nga disa persona të cilët e mbajtën në Tiranë, me qëllim trafikimin. Këmbëngulja për të rënë në gjurmët e Valentinës, duke e risjell historinë e adoleshentes nga Lezha edhe këtë të hënë në ??Pa gjurmë??, solli kthimin e saj në shtëpi. Përgjatë 60 minutave transmetim live në kërkim të 17-vjeçares, pak minuta para përfundimit të emisionit, vëllai i Valentinës Kristjani njoftoi kthimit në shtëpi të 17-vjeçares, ndërsa në studio nëna Vitore Lazeri dhe vëllai Edmond Cuni bënin apel për ndihmë.br br Valentina Cuni u largua nga shtëpia një javë më parë ndërsa ??Pa gjurmë?? zbuloi vendndodhjen e adoleshentes, pas apelit për ndihmë bërë nga nëna e saj. Mjaft telefonues lokalizuan vendndodhjen e 17-vjeçares në Tiranë, me një përshkim të ngjashëm me fotot të bëra publike gjatë transmetimit të emisionit, në rrugën ??Ali Demi?? në Tiranë.


User: Report TV

Views: 5

Uploaded: 2019-09-30

Duration: 01:48