Ora News - "Pengje" të konflikteve mes prindërve, motër e vëlla mbeten pa mësim

Ora News - "Pengje" të konflikteve mes prindërve, motër e vëlla mbeten pa mësim

#rtvora #oranewsbr br Motër e vëlla, 8 e 10 vjeç, kanë mbetur pa mësim këtë vit të ri shkollor për shkak të një konflikti mes prindërve të divorcuar. Nëna e larguar në Itali nuk i jep prokurë babait që të tërheqë fëmijët nga Patosi në Fier ku ai jeton. Në këto kushte shpresa e tyre e fundit është gjykata.br br Që prej 16 shtatorit kur RTV ORA publikoi për herë të parë historinë e dy fëmijëve që nuk e nisën vitin shkollor për shkak të konfliktet mes dy prindërve të divorcuar, Andi e Veronika Baka i janë drejtuar disa herë shkollës.br br Babai Arti Baka: "Dua vetëm të fus fëmijët në shkollë. Nuk dua asgjë tjetër."br br Por nuk janë lejuar të ulen ne banka pasi babai që nuk ka kujdestarinë ligjore nga nëna që i ka braktisur dhe dokumentet për ti regjistruar.br br Në këto kushte, babai i tyre i është drejtuar gjykatës, por çështja ende nuk ka marrë zgjidhje ligjore.br br Arti Baka: "Më kanë thënë që do më thërrasin, por se kanë bërë. Shkova tek Avokati i Popullit, më tha do vij por nuk erdhi."br br Drejtori i Shkollës 9 vjeçare " Dino Ismaili ", Enkeled Resuli duke iu përgjigjur interesimit të medias për rastin, thotë se ligji e ndalon të regjistrojë fëmijët pa prokurën e zhvendosjes nga Patosi në Fier.br br Enkeled Resuli: "Nëpër klasa ka vende, me libra i pajisim por duhet dokumentacioni nga shkolla ku fëmijët kanë qenë."br br Divorci dhe konflikti i prindërve, po lë kështu pa shkollë dy fëmijët, vëlla e motër, që ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre nuk janë ulur asnjë ditë në banka edhe pse dëshira nuk u mungon.br br Për më shumë lexoni në: br Ndiqni emisionin këtu: Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-10-01

Duration: 01:27

Your Page Title