Vetoja e Bullgarise per Maqedonine e Veriut

Vetoja e Bullgarise per Maqedonine e Veriut

Bllokada që Sofja po vë ndaj Shkupit në rrugën drejt integrimit evropian, do të jetë më e rëndë se ajo që aplikoi Athina për shumë vite duke kontestuar emrin e shtetit.br br Zëvendëskryeministrja dhe shefja e Diplomacisë së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, tha sot se mosmarrëveshjet historike mes Shkupit dhe Sofjes janë çështje më e rëndë nga kontesti për emrin që ishte zgjidhur me Marrëveshjen e Prespës.br br ?Marrëveshja e Prespës ishte çështje thjesht dypalëshe. Nuk është lehtë të ndërrohet emri i vendit tuaj, por pjesa historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë është më e rëndë. Tërë identiteti dhe historia e ekzistimit të Republikës të Maqedonisë së Veriut nga viti 1944 është themeluar në disa pjesë të historisë sonë të përbashkët. Nuk ekziston mënyrë të bëhen anëtare te BE-së dhe të kenë marrëdhënie bilaterale të pazgjidhura. Marrëdhënie të mira fqinjësore dhe miqësore. nuk është vetëm kriter bullgar, por një nga kriteret për anëtarësim në BE.?br br Shefja e diplomacisë bullgare ka nënvizuar se për t?u zgjidhur, çështjet e hapura nuk do të ndihmojë as diplomacia e fortë dhe as e butë, por duhet të ketë ekuilibër dhe bashkëpunim.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2019-10-03

Duration: 01:08

Your Page Title