Ora News - Trajleri përplas furgonin në Qafë-Thanë, vdes e moshuara, plagosen edhe 2 gra të tjera

Ora News - Trajleri përplas furgonin në Qafë-Thanë, vdes e moshuara, plagosen edhe 2 gra të tjera

#rtvora #oranewsbr br Një grua mbeti viktimë dhe dy të tjera u plagosën pasi furgoni ku udhëtonin si pasagjere u përplas me një trajler në Qafë Thanë. Nga të dhënat e para shkak u bë lagështia në rrugë. Prej 23 shtatorit në rrugët e qarkut të Elbasanit kanë humbur jetën 5 gra.br br Një grua e moshuar humbi jetën ndërsa dy të tjera mbetën të plagosura në një aksident në rrugën Librazhd-Qafë Thanë.br br Furgoni i pasagjerëve me të cilin udhëtonin drejt Korçës u përplas me një trajler pranë vendin e quajtur "kthesa e gomave"br br Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë Resmie Hyska 82 vjece, humbi jetën.br br Të plagosura mbetën Donika Miftari 63 vjece dhe Albana Goskova 44 vjece.br br Ato u dërguan me urgjencë në Spitalin e Librazhdit, ku burime mjekësore thanë se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.br br Hetimet e para në vendngjarje treguan se për shkak të lagështisë në rrugë, drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me furgonin e pasagjerëve.br br Kthesa ku ndodhi aksidenti është një vend i rrezikshëm dhe aty kanë ndodhur shumë herë aksidente.br br Aksidentet në rrugët e qarkut të Elbasanit kanë prodhuar një bilanc tragjik, ku në harkun e 10 ditëve të fundit kanë humbur jetën 5 gra.br br Më i rëndi i kohëve të fundit ishte ai i 23 shtatorit ku katër gra mbetën viktima në aksin Elbasan-Peqin, teksa udhëtonin drejt Gramshit për të përgatitur një ceremoni varrimi.br br Edhe në atë rast, shkak fillestar ishte humbja e kontrollit të mjetit për shkak të reshjeve të shiut.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-10-03

Duration: 01:17

Your Page Title