Ora news - Rreth 60% e policëve transferohen jashtë vendbanimit pa asnjë kriter

Ora news - Rreth 60% e policëve transferohen jashtë vendbanimit pa asnjë kriter

#rtvora br br Rreth 60 e efektivëve të policisë transferohen jashtë vendbanimit të tyre pa asnjë lloj kriteri, ndaj për këtë arsye Avokati i Popullit i kërkon Ministrisë së Brendshme dhe qeverisë të ndalohen këto transferime. Sipas Avokatit të Popullit është konstatuar se shuma të mëdha lekësh po hiqen nga buxheti i policisë pas gjyqeve të fituara nga efektivët e larguar padrejtësisht.br br Pas orëve të punës shtesë të pa paguara që nga viti 2017 për efektivat e Policisë së Shtetit, Avokati i Popullit ngre alarmin për gropat që shkarkimet e padrejta po krijojnë në buxhetin e institucionit.br br Në një dokument të siguruar nga RTV Ora thuhet se ndërkohë që Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme janë në borxh me mijëra efektiva për orët shtesë, shuma të mëdha financiare nga buxheti i Policisë së Shtetit po shkojnë për të ekzekutuar vendimet gjyqësore të rasteve kur efektivat e shkarkuar kanë fituar gjyqet për largim të padrejtë nga puna.br br Një tjetër pikë kritike janë edhe transferimet pa kriter të efektivave të rendit me detyra jashtë rretheve ku banojnë.br br Sipas rekomandimit të drejtuar Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme rezulton se 60 e policëve janë dërguar jashtë vendbanimit të tyre duke u shtuar kostot për ushqim dhe transport.br br Avokati i Popullit kërkon ndalimin e kësaj praktike, e cila sipas dokumentit që RTV Ora disponon, u sjell punonjësve reduktimin e pagës neto me rreth 40.br br Një situatë e tillë sipas ankesave të vetë efektivave të poliicisë, ka sjellë pasoja direkte financiare në buxhetin familjar, veçanërisht në rastet e policëve që kanë bashkëshortet pa punë apo ata që janë të pastrehë.br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-10-03

Duration: 01:42

Your Page Title