Ora News - Meta: Kuvendi futi në kurth Venecian, raporti i pabalancuar dhe kontradiktor

Ora News - Meta: Kuvendi futi në kurth Venecian, raporti i pabalancuar dhe kontradiktor

#rtvora #oranewsbr Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar kontradiktor raportin që komisioni i Venecias paraqiti mbi dekretin për anulimin e votimeve të 30 qershorit. Madje në një analizë të gjatë, Kreu i Shtetit nënvizon se me argument komisioni kalon kompetencat e gjykatës dhe të OSBE. Sipas Metës, opinion rindezi polarizimin politik pikërisht kur palët rivendosën një urë dialogu.br br I pabalancuar dhe kontradiktor. Kështu e ka vlerësuar Presidenti Meta draftin e opinionit të Komisionit të Venecias, lidhur me ligjshmërinë e vendimit të Kreut të Shtetit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.br br Përmes një letre drejtuar kryetarit të Komisionit Gianni Buquicchio, Presidenti Meta njofton se 8 pyetjet e Kuvendit futën në kurth përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.br br Presidenti Meta: Projekt-opinioni është shpeshherë kontradiktor, me vlerësime diametralisht të kundërta për të njëjtën çështje. Krijohet përshtypja se ekspertët e Komisionit të Venecias janë udhëhequr apriori nga disa ide fikse duke bërë që faktet dhe analiza të mos kenë përputhje racionale me konkluzionet e projekt-opinionit. Shmangia dhe pamundësia e një procesi të plotë faktmbledhës që dëshmojnë përmasën e thellë dhe të gjerë të krizës politike në Shqipëri sjell vlerësim të gabuar edhe të situatës juridike.br br Për Ilir Metën, projekt-opinioni nxjerr disa konkluzione që tejkalojnë mandatin e Komisionit të Venecias duke u mbivendosur mbi gjykatën dhe OSBEODIHRbr br Presidenti Meta: Ekspertët në disa raste kanë tejkaluar kompetencat e tyre këshillimore, duke i veshur vetes atributet e gjykatësit. Gjithashtu kanë tejkaluar objektin e punës së tyre duke ndërhyrë në kompetencat dhe vlerësimin e OSBEODHIR, institucioni më i lartë i autorizuar për monitorimin dhe trajtimin e çështjeve zgjedhore. Vlerësimi i shkallës së rrezikut në Shqipëri duke u kufizuar në ballafaqimin e cunguar të deklaratave të autoriteteve publike është joprofesional dhe janë jashtë objektit të punës së ekspertëve të Komisionit të Venecias.br br Paqartësia e draft opinionit, sipas kreut të shteti i dha mundësi të gjitha palëve interpretime sipas interesave politike.br br Presidenti Meta: Ky projekt -opinion rindezi polarizimin politik pikërisht kur palët rivendosën një urë dialogu. Projekt-opinioni dhe mënyra se si është ndërtuar, rrezikon krijimin e një precedenti problematik për një rend shoqëror demokratik.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-10-04

Duration: 02:05