Report TV -Kampioni i Botës, Ismail Keta premton të sjellë investitorët gjerman në Rrogozhinë

Report TV -Kampioni i Botës, Ismail Keta premton të sjellë investitorët gjerman në Rrogozhinë

Sportistët si ai janë të rrallë në Shqipëri dhe dëshira më e madhe e tij është që të shikojë Shqipërinë të zhvillohet. Bëhet fjalë për kampionin e botës në Kick Boks, Ismail Ketën, i cili ka dhënë një intervistë ekskluzive për Report Tv.br br Gazetari i Report Tv, Aldi Kozarja, bën të ditur se tashmë, Ismail Keta do të jetë ambasadori i miqësisë për bashkinë Rrogozhinë në Gjermani.br br Keta me një grup biznesmenësh ka kryer një vizitë në këtë bashki ku është takuar me kryetarin e bashkisë, Haxhi Memolla të cilit i ka premtuar se do të bëjë të pamundurën që me miqësitë e tij në Gjermani të kontribuojë në fushën e kulturës së Sportit në Bashkinë e Rrogozhinës.br br Keta ndër të tjera e ka cilësuar si të mrekullueshëm plazhin e Spilles që i përket bashkisë së Rrogozhinës.br br Ismail Keta shpesh herë ka pranuar se një ndër dëshirat e tij ka qenë që të bëhet biznesmen ose politikan. Por jo politikan ?Made in Albania?. Keta në intervistat e mëparshme është shprehur se nëse nuk do të ishte boksier do të ishte politikan që për interesin e vendit është i palodhur, aspak tolerant ndaj padrejtësive dhe i durueshëm për të mirën e vendit tim.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-10-05

Duration: 05:38

Your Page Title