Rritet besimi i biznesit ne ekonomi

Rritet besimi i biznesit ne ekonomi

Ndërtimi dhe konsumatorët të vetmit që mbeten ?pesimistë?br br Besimi i biznesit në ekonomi është rritur për pjesën e fundit të vitit, duke reflektuar rritjen e prodhimit për bizneset në industri, shërbime dhe tregti.br br Sipas matjeve të Bankës së Shqipërisë, tremujori i tretë i vitit, i cili i referohet periudhës Korrik ? Shtator, shfaqi një tendencë rritëse të besimit me 3.2 pikë përqindje duke mbetur mbi mesataren afatgjatë.br br Industria shënoi një rritje të madhe sa i përket rritjes së prodhimit dhe rritjes së kërkesës për shitje, ndërsa shërbimet përgjatë kësaj periudhe raportojnë një ecuri më të mirë të biznesit.br br Pavarësisht kësaj, sektori i ndërtimit dhe besimi i konsumatorit vazhduan të shënojnë rënie edhe në këtë periudhë.br br Treguesi i besimit në ndërtim ra me 4.6 pikë përqindje, nivel i cili u përcaktua nga rënia e kontratave porositëse, gjendja financiare e sektorit dhe pritjet e ulta në shtimin e forcave të punës.br br Sipas vrojtimit të bankës qëndrore, konsumatori përgjatë gjithë vitit është treguar pesimist në besimin në ekonomi, duke ulur blerjet e mëdha, ndërsa të pyeturit janë shprehur se në këtë periudhë të ardhurat në buxhetin e familjes në raport me shpenzimet kanë qenë më të ulta.


User: RTV KLAN

Views: 3

Uploaded: 2019-10-07

Duration: 01:05