Ora News - Lihet përsëri në burg Izet Haxhia, çështja i kalon Gjykatës së Lartë

Ora News - Lihet përsëri në burg Izet Haxhia, çështja i kalon Gjykatës së Lartë

#rtvora #oranewsbr br Gjykimi i Izet Haxhisë i dënuar në mungesë për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari duket se do të presë krijimin e Gjykatës së Lartë pasi të dyja gjykatat si ajo e Tiranës dhe Gjykata e Krimeve të Rënda nuk pranojnë ta gjykojnë me pretendimin se nuk janë kompetente.br br Gjykatat kanë nisur ping pongun me dosjen Hajdari duke e transferuar për herë të tretë në vetëm pak javë.br br Pak ditë pasi Gjykata e Tiranës ia kaloi çështjen për konpetencë gjykimi Gjykatës për Krime të Rënda, kjo e fundit me kërkese të avokatëve por edhe të prokurorit ka vendosur të heqë dorë dhe ta dërgojë dosjen në Gjykatën e Lartë.br br Duket se pas formimit, ky institucion duhet të vendosë përfundimisht në lidhje me çështjen e konpetencës për dosjen Hajdari.br br Ndërkohë gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Izet Haxhisë për lirim nga qelia dhe qëndrimin në 'arrest shtëpie' deri kur të shprehet Gjykata e Lartë.br br Një nga avokatët mbrojtës të të pandehurit deklaroi jashtë seancës se Haxhia prej disa ditësh po merret në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për 23 krime të ndodhura nga viti '91 në '99.br br Pas ekstradimit nga Turqia, Izet Haxhia fitoi të drejtën e rigjykimit, pasi ishte dënuar në mungesë.br br Izet Haxhia është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Azem Hajdarit, por ai nuk e ka pranuar akuzën dhe kërkon rigjykim me pretendimin se zotëron prova të reja. br br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-10-07

Duration: 01:32