Ora News - BE-Shqipëri marrëveshje kundër terrorizmit

Ora News - BE-Shqipëri marrëveshje kundër terrorizmit

#rtvora #arenabr br Shqipëria nënshkroi planin e BE-së kundër terrorizimit. Ky mekanizëm do ta ndihmojë vendin të adresojë edhe problemet e legjislacionit për pastrimin e parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit. Përkrah komisionarit Dimitris Avramopulos, ministri Sandër Lleshaj foli edhe për shqetësimin e Francës dhe Holandës për krimin dhe numrin e azilkërkuesve. Sipas tij ka një diferencë të madhe midis realitetit objektiv dhe perceptimit në kryeqytetet europiane.br br BE nënshkroi planin e përbashkët të veprimit kundër terrorizmit më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.br br Kjo marrëveshje do ti mundësojë Shqipërisë të shënojë rezultate të prekshme në luftën kundër terrorizmit, tha Komisioneri në Detyrë për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Dimitri Avramopulos.br br Ndërsa ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e quajti planin si bashkim të forcave me BE për të luftuar terrorizmin, ekstremizmin dhe për të shkëmbyer eksperienca.br br Në rastin e Shqipërisë, veprimet prioritare përfshijnë dhe ndryshimin e legjislacionit për pastrimin e parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, apo rritjen e kapaciteteve të hetimit financiar.br br Vizita në Bruksel e ministrit Lleshaj nuk kaloi pa prekur çështjet e ngritura me shqetësim nga Franca për krimin dhe emigracionin e paligjshëm. Një e tillë vjen në prag të mbledhjes së KiE që do të vendosë në lidhje me bisedimet e anëtarësimit.br Për më shumë lexoni në: br Ndiqni emisionin këtu: Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-10-09

Duration: 01:40