Report TV - Protesta e Unazës së Re/ Policia ndalon tre persona, në kërkim 4 të tjerë

Report TV - Protesta e Unazës së Re/ Policia ndalon tre persona, në kërkim 4 të tjerë

Policia e Shtetit ka ndaluar dy protestues të Unazë së Re të cilët prej muajsh kanë bllokuar qarkullimin në shenjë proteste kundër zgjerimit të rrugës që prek banesat e tyre.br br Të shoqëruarit janë Ilir Katiraj dhe Gramoz Shehu. Po ashtu burime për Report Tv bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim edhe 4 persona të tjerë. Ilir Katiraj është shoqëruar edhe herë të tjera nga policia ku në një rast qëlloi edhe me këpucë ndaj kryeministri Rama.br br Shoqërimi i këtyre personave ka ardhur për shkak të bllokimit të rrugës tek Unaza e Re pranë zonës së Astirit, më datë 7 tetor, një ditë para se të miratoheshin ndryshimet në kodin penal.br br Kodi Penal i Ndryshuar parashikon se kush bllokon rrugën nga 8 tetori dënohet me burg.br br Në lidhje me këto shoqërime ka reaguar edhe Partia Demokratike ku ka thënë se mes të shoqëruarëve është edhe Skender Doda.br br "Banoret e Unazes se Re njoftuan se jane shoqeruar ne polici disa nga zerat kryesore te protestes. Edhe ne keto momente policia eshte atje, ndersa grate po mblidhen tek vendi i protestes." shkruan ndër të tjera Partia Demokratike.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2019-10-10

Duration: 00:17

Your Page Title