Ora News - Përçahet opozita e re, grupi Demokrat shkarkon kryetaren Rudina Hajdari

Ora News - Përçahet opozita e re, grupi Demokrat shkarkon kryetaren Rudina Hajdari

#rtvora #oranewsbr br Tetë muaj pas marrjes së mandateve të deputetëve, në opozitën e re parlamentare kanë nisur përçarjet, të cilat kanë sjellë dhe paralajmërimin se ky grup mund të pushojë së ekzistuari.br br Përmes një shkrese zyrtare drejtuar Kuvendit që mban datën 11 tetor, 7 deputetë të opozitës së re kanë nënshkruar për ndryshimet në strukturën e grupit parlamentar, duke shkarkuar kryetaren e grupit Rudina Hajdari.br br Gjatë diskutimeve në një takim pa kryetaren Hajdari është vendosur që drejtimin e grupit ta marrë Korab Lita, ish- nënkryetari i bashkisë së Kamzës.br br Vetë Lita e lajmëroi këtë ndryshim përmes një statusi në Facebook pasditen e së hënës.br br Menjëherë pas kësaj, erdhi dhe reagimi i deputetes Rudina Hajdari, e cila përgënjeshtroi Litën, dhe theksoi se në strukturën e grupit Demokrat nuk ka ndryshime, çka nënkuptonte se Hajdari do të vijonte kryesimin, madje edhe zgjerimin e këtij grupi.br br Por përplasjet mes deputetëve nuk përfundojnë këtu.br Ishte deputeti Halit Valteri, i cili më pas ka kërkuar tërheqjen e firmës së tij për shkarkimin e Hajdarit dhe emërimit të Litës në krye të demokratëve parlamentarë.br br Valteri i ka nisur një tjetër shkresë zyrtare Kuvendit, që mban datën 14 tetor, përmes të cilës kërkon anulimin e së parës dhe informon e nuk ka asdnjë vendim për zëvëndësimin e kryesisë së këtij grupi parlamentar.br br Valteri shton se nëse Lita mer kryesimin e grupit parlamentar Demokrat, atëherë ai, së bashku me disa kolegë të tij do të largohen, çka do të sillte dhe mosekzistencën e këtij grupi parlamentar.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-10-14

Duration: 01:29

Your Page Title