PE, rezolutë kundër Francës: Refuzimi mund të sjellë destabilizim jo vetëm në Tiranë dhe Shkup

PE, rezolutë kundër Francës: Refuzimi mund të sjellë destabilizim jo vetëm në Tiranë dhe Shkup

Parlamenti Europian ka hartuar një draftrezolutë mbi bllokimin që i bëri Franca celjes së negocjatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.br br br Në dokument theksohet se refuzimi per t`i dhëne dy vendeve dritën e shumëpritur jeshile të nisjes së bisedimeve, mund të sjellë destabilitet jo vetëm në Shqipëri e Maqedoninë Veriore, por në mbarë rajonin.br br Aty shprehet ? keqardhje për vendimin e bllokimit të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe për rolin që Presidenti i Francës dhe vende të tjerë anëtare patën në këtë vendim?. Në rezolutë i bëhet thirrje këshillit europian të marrë përgjegjësinë që i takon dhe të veprojë sipas angazhimeve që ai vetë ka marrë.br br Aty kujtohet sesi Komisioni Europian e ka rekomanduar që në 2009-tën çeljen e negocjatave me Shkupin, ndërsa thekson rezultatet me përfitime reciproke të gati ? dy dekadash nderveprimi institucional dhe politik mes BE-së dhe dy vendeve në fjalë?.br br Drafti i rezolutës, i formuluar të martën, mund të ndryshojë gjatë ditës së mërkurë. Parlamenti europian nuk ka fuqi legjislative për vendimet për zgjerimin, megjithatë qëndrimet e tij janë të rëndësishme, sidomos në momentin kur pritet të votohen kandidatët e rinj nga Franca, Hungaria dhe Rumania për kabinetin e presidentes së zgjedhur të Komisionit Europian Ursula von der Leyen.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 1

Uploaded: 2019-10-22

Duration: 01:08

Your Page Title