Ora News - Zbardhet dëshmia Si e zbuluam lojën, Genti hapi pakot, në vend të kokainës gjeti orizin

Ora News - Zbardhet dëshmia Si e zbuluam lojën, Genti hapi pakot, në vend të kokainës gjeti orizin

#rtvora #oranewsbr Dëshmia e punonjësit të portit Ardian Bega ka zbardhur detaje nga kapja e kontejnerëve të nisur me kokainë nga Ekuadori ku lënda narkotike ishte zëvendësuar me oriz në portin e Pireut. I arrestuari ka thënë se pas nxjerrjes së pakove nga porti ilegalisht, Gentian Malindi ishte dyshues dhe ka kontrolluar fortësinë e pakove dhe ambalazhin e tyre. Më pas teksa ecnin me makinë në Zonën e Plepave, Malindi ka hapur dy pako ku pasi ka gjetur oriz i ka hedhur në tokë dhe është arratisur.br br Ora News ka zbardhur dëshminë e punonjësit të portit Ardian Began në lidhje me kokainën e bllokuar pas daljes nga porti i Durrësit më 19 shtator të këtij viti. Punonjësi i portit tashmë i arrestuar ka treguar para hetuesve se Gentian Malindi i kishte kërkuar ndihmë për të nxjerrë diçka nga kontejnerët që kishin mbërritur në Durrës nga Greqia. Sipas Begës, Malindi i kishte premtuar atij 200 mijë lekë nëse habiste rojet e portit në kohën kur personi tjetër Altin Myslimhaka ka shkuar tek sheshi i kontejnerëve dhe ka nxjerrë prej andej pakot e para me lëndë narkotike. br br I arrestuari ka dëshmuar se pas marrjes së pakove, Malindi ka nisur makinën dhe i ka kërkuar Myslihakës të prekte qeset me kokainë duke i thënë ?shtypi pak dhe shiko nëse japin si boshllik?.br br Altini i tha ?po, ashtu më duket", ndërsa Genti i kërkoi të nxirrte një nga pakot dhe kontrolloi paketimin. br br Më pas i kërkoi të nxirrte dhe një tjetër dhe e pyet nëse ishin gjithsej 22. Në ato moment i pyeta duke u thënë ?çfarë është kjo? por Genti i acaruar më kërkoi të pushoja dhe mori pakon e dytë të cilën pasi e shikoi tha ?nuk është kjo mbështjellja, qenka lojë? duke na kërkuar që të mos flisnim pasi ?kishte çip?. br br I arrestuari tregon edhe momentin kur në pako kanë zbuluar oriz.br br ?Kur po lëviznim në zonën e Plepave, Genti kërkoi hapjen e pakove dhe pasi në dy prej tyre gjetën oriz, hodhën çantën nga makina. Gentian Malindi po ecte shumë shpejt, unë nuk di me detaje çfarë ndodhi më pas sepse isha I tronditur më kanë lënë diku dhe është larguar. Kam shkuar në shtëpi dhe dy orë më vonë kanë ardhur policiët që më kanë arrestuar. "br br Më 19 shtator 2019 në portin e Durrësit u kapën 4 kontejnerë të nisur nga Ekuadori ku ishte fshehur 137 kilogramë kokainë. Autoritetet amerikane dhe policia greke zbuluan ngarksën në portin e Pireut dhe para mbërritjes së saj në Shqipëri zëvendësuan kokainën duke mbushur pakot me oriz. Pas tërheqjes së disa pakove nga porti i Durrësit policia ka shpallur në kërkim Gentian Malindin ndërsa ka arestuar punonjësin e portit Ardian Bega dhe Altin Myslihhakën.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tv br br Like Ora News on Facebook HERE ...


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-10-24

Duration: 02:11

Your Page Title