Ora News - Ligjërohen monedhat virtuale, penalitete për abuzuesit

Ora News - Ligjërohen monedhat virtuale, penalitete për abuzuesit

#rtvora #oranewsbr Shqipëria bën gati bazën ligjore për përdorimin e monedhave virtuale. Ministria e Financave ka hedhur për konsultim draftin që parashikon rregullimin e këtij tregu. Në projektligj parashikohen penalite në rastet e abuzimeve që variojnë nga 12 në 18 mln lekë. Ndërsa për hapjen e një burse virtuale përcaktohet që kapitali i nevojshëm të variojë nga 20 mln lekë në 90 mln lekë në varësi të llojit të licencës.br br Shqipëria është një ndër vendet e para në rajon dhe Europë që përgatit një projekltigj për monedhat vitruale. Në draftin ?Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë? e hedhur për konsultim janë të përcaktuara penalitet dhe masat për rregullimin e këtij tregu.br br Në projektligj adresohen edhe një sërë rreziqesh të mundshme siç janë, krijimi i skemave mashtruese apo rreziku i përdorimit të aktiveve virtuale për të pastruar para, si dhe manipulimi i tregut. Gjithashtu në draft parashikohet vendosje e sanksioneve të rënda administrative dhe penale në rastet e abuzimit që variojnë nga 12 milion lekë deri në 18 milion lekë si gjobë administrative dhe referim tek Kodi Penal, në rast të veprave penale. br br Po ashtu parashikohet ndalimi i kryerjes së aktivitetit të kujdestarit të palëve të treta pa autorizim si dhe i jepet kompetenca ekskluzive Autoritetit për bllokimin e llogarive për këdo që dyshohet se kryen mashtrim apo abuzim me tregun.br br Kapitali i nevojshëm për hapjen e një burse varion nga 20 milion lekë në 90 milion lekë në varësi të llojit të licencës së Bursës. Sipas relacionit rregullimi i këtij tregu në Shqipëri synon të ndryshojë rrënjësisht strukturën e operimit të remitancave. Me një fluks hyrës prej 1.2 miliardë eurosh në vitin 2018, remitancat mbeten një nga kontribuesit kryesorë në zhvillimin ekonomik të vendit, duke tejkaluar fluksin hyrës të investimeve të huaja direkte.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-10-26

Duration: 01:42