Kili/ Dhjetëra-mijëra qytetarë në protestë, kërkojnë largimin e Presidentit

Kili/ Dhjetëra-mijëra qytetarë në protestë, kërkojnë largimin e Presidentit

Protestuesit në Kili nuk tërhiqen; mbi një milionë vetë dolën në rruget e kryeqytetit Santiago duke kërkuar largimin e Presidentit Sebastian Pinera.br br br Tubimet vazhdojnë në mbarë vendin, pavarësisht lëshimeve të bëra prej qeverise dhe vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Pamjet e marra nga ajri tregojnë se marshimi në Santiago, ishte gjigand.br br ?Për vendin tonë, kjo e sotmja, është një ditë historike. Këta një milionë njerëz që kanë dalë në rrugë përfaqësojnë ëndrrën e një Kili të ri?, shkroi në ?Twitter? kryetarja e bashkisë, Karla Rubilar.br br Të paktën 19 vetë kanë humbur jetën e qindra të tjerë janë plagosur gjatë një jave protestash, që e morën shtysën nga rritja e cmimit të biletës së metrosë, për t?u shndërruar më pas në një demonstrim masiv të pakënaqësisë me pabarazinë e thellë që ka mbërthyer njërin prej vendeve më të pasura të Amerikës Latine.br br Qeveria e Pineras reagoi shpejt, duke e hequr rritjen e tarifës së metrosë, duke rritur pagën minimale e pensionet më të ulëta e duke bllokuar planet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, megjithatë asnjë nga këto masa duket se nuk po e fashit zemëratën popullore.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 1

Uploaded: 2019-10-26

Duration: 01:17

Your Page Title