Muzeu i shkollës normale/ Elbasan, thirrje për rinovim dhe dokumente të reja

Muzeu i shkollës normale/ Elbasan, thirrje për rinovim dhe dokumente të reja

Në vitin jubilar të 110-vjetorit të hapjes së Normales së Elbasanit, si e para shkollë e cila do të përgatiste mësues për të shpërndarë Gjuhën Shqipe në të gjitha trevat shqipfolëse, një vëmendje e veçantë i është dhënë Muzeut të kësaj shkolle.br br Me dokumente të vyera ky muze flet për historikun e kësaj shkolle dhe të ?dijetarëve? që do të përçonin Gjuhën Shqipe.br br Disa herë Muzeu është tentuar të shpërngulet nga Elbasani, por vlerat e tij marrin kuptim vetëm këtu. E vetmja ndërhyrje që nevojitet është shtimi i ambienteve. Vetë nxënësit e asaj që sot quhet shkolla ?Luigj Gurakuqi? tregojnë eksperiencën e tyre si nxënës, por edhe si ciceronë në këtë muze.br br Në vitin jubilar të 110 vjetorit të hapjes së Normales, drejtuesit e kësaj shkolle u bëjnë thirrje të gjithë atyre që posedojnë dokumente të hershme të normalistëve, t?i bëjnë pjesë të pasurisë së muzeut dhe padyshim t?i bashkohen kremtimeve që do të organizohen me rastin e 110 vjetorit.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 10

Uploaded: 2019-10-29

Duration: 01:37

Your Page Title