Ora News - Dueli i kreut, flasin protagonistët: Barazimi rezultati më i drejtë

Ora News - Dueli i kreut, flasin protagonistët: Barazimi rezultati më i drejtë

#rtvora #oranewsbr br Partizani dhe Kukësi nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në takimin e zhvilluar në stadiumin "Selman Stërmasi". Të dyja skuadrat krijuan shanse për ta fituar ndeshjen, por për meritë të portierëve rezultati mbeti i pandryshuar.br br Kristal Abazaj dhe Besar Musolli deklaruan se Kukësi është në rrugën e duhur edhe pse është tri pikë pas Partizanit.br br Besar Musolli: "Erdhëm për rezultat për të fituar, por duke parë që edhe Partizani ka një ekip mjaft të mirë mendoj se barazimi ishte një rezultat i drejtë i kësaj ndeshje. Mund të them se kemi pasur presion pasi objektivat e klubit na e bëjnë ta ndiejmë pak. Por duke parë tabelën e klasifikimit mendoj se jemi aty dhe do luftojmë fuqishëm".br br Kristal Abazaj: "Barazimi ishte rezultati më i drejtë pasi besoj se ne luajtëm dhe arritëm të dominonim ndeshjen, kurse në pjesën e dytë Partizani fitoi më shumë epërsi dhe deri diku besoj se barazimi ishte i kënaqshëm për të dy ekipet. Është e vërtetë që pritet shumë nga ekipi i Kukësit, pasi me individ ka lojtarë shumë shumë të mirë e që mund të bëjnë diferencën në ndeshje të caktuara. Në ndeshjet e kaluara kemi prodhuar shumë. Vetëm duhet të veçoj ndeshjen me Teutën që nuk kemi qënë në nivelin e pritshëm".br br Esat Mala: "Nga minuta e parë ne e nisëm lojën shumë mirë. Në pjesën e dytë kishim një motivim më të madh dhe më shumë agresivitet. Mendoj se e dominuam ndeshjen".br br Për më shumë lexoni në: br br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-10-29

Duration: 01:13