Ora News - Përplasja për 30 qershorin dhe paradoksi i Shkodrës dhe Vorës

Ora News - Përplasja për 30 qershorin dhe paradoksi i Shkodrës dhe Vorës

#rtvora #oranewsbr Shkodra dhe Vora kanë nxjerrë në dritë problematikën e vërtetë për votimet e 30 qershorit. Prej disa muajsh kryeministria ende nuk ka bërë një kërkesë në presidencë për zgjedhjet në kryeqendrën e veriut, ndërsa e njëjta situatë pritet të zhvillohet dhe në Vorë pas shkarkmit të Agim Kajmakut. Por ndërsa mazhoranca mbështet argumentin në zgjedhjet e 30 qershorit, Kreu i Shtetit ka firmosur anulimin e kësaj date, çka e bën të pamundur zhvillimin e votimeve të parakohshme në këto dy bashki.br br Katër muaj pas zgjedhjeve të 30 qershorit, dy bashki në vend ndodhen në situatë paradoksale, Shkodra me kryetar me mandat të përfunduar e Vora pa kryetar.br br Kjo situatë duket se do të vazhdojë gjatë për shkak të krizës politike dhe institucionale.br br Dekriminalizimi, preku në fillim kandidatin socialist për bashkinë e Shkodrës,Valdrin Pjetrin, i cili u tërhoq nga marrja e detyrës, ndërsa pak ditë më parë, pas rreth 3 muajsh në drejtimin e bashkisë së Vorës u shkarkua Agim Kajmaku. br br Vakancat kanë krijuar një paqartësi institucionale, ndërsa është kthyer në objekt për thellimin e krizës dhe mosmarrëveshjes së institucioneve Qeveri-Presidencë.br br Duke ju referuar rastit të Vorës, kodi zgjedhor parashikon një procedurë të thjeshtë: Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pas shkarkimit të kryebashkiakut ka vënë në dijeni institucionin e kryeministrit.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-11-02

Duration: 02:19

Your Page Title