Ora News - Uji me koncesion, qytetarët kundër kalimit të këtij shërbimi te privati

Ora News - Uji me koncesion, qytetarët kundër kalimit të këtij shërbimi te privati

#rtvora #oranewsbr Qytetarët nuk e kanë mirëpritur nismën e Ministrisë së Infrastrukturës për të dhënë me koncesion shoqëritë e Ujësjellës-Kanalizimeve. Po përtej kësaj, Ministria ka hapur një tjetër tender për dixhitalizimin e aseteve të ndërmarrjeve të Ujësjellës-Kanalizimeve me një vlerë prej 146.2 mln lekësh. Ky fond do të merret nga buxheti i shtetit dhe vjen në të njëjtën kohë që u njoftua mundësia për dhënien me koncesion të shërbimit.br br Dhënia me koncesion e ndërmarrjeve të Ujësjellës-Kanalizimeve shihet me pesimizëm nga qytetarët.br br Ata shprehen se kjo nismë nuk do të zgjidhë problemin, madje theksojnë se kjo mund të rrisë çmimin për shërbimin e ofruar.br br "Çfarë nuk pret nga këta, por kur arrijnë dhe te Ujësjellësi? Të na çojë dhe ne me koncesion, këtu ka vajtur çdo gjë në fund. Fatkeqësi e madhe. Asnjë fitim nuk ka."br br "Nuk kanë ndërmend ata të zgjidhin hallin e popullit."br br "Do ta rrisin çmimin patjetër, ai që është privat atë synon."br br Por përtej draftit të hedhur për konsultim nga Ministria e Infrastrukturës ku parashikohet edhe dhënia me koncesion e këtij shërbimi një tjetër tender është hapur për Ujësjellësat.br br Njoftimi i shpallur në Agjencinë e Prokurimeve Publike parashikon ngritjen e një sistemi dixhitalizimi të monitorimit dhe raportimit të ndërmarrjeve të Ujësjellës-Kanalizimeve.br br Fondi Limit i vënë në dispozicion për këtë prokurim është 146.2 mln lekë me financim nga buxheti i shtetit.br br Afati për dorëzimin e ofertave nga kompanitë ështe 25 nëntor i këtij viti.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-11-02

Duration: 02:00

Your Page Title