Ora News - Ministrja Gjonaj shkarkon 12 drejtues të policisë së burgjeve

Ora News - Ministrja Gjonaj shkarkon 12 drejtues të policisë së burgjeve

#rtvora #oranewsbr br Pas performancës së dobët, me urdhër të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj janë shkarkuar gjithë drejtorët e policisë së burgjeve në vend. Përveç shkarkimit të tyre, është ndërmarrë dhe pezullimi nga detyra i 8 punonjësve në burgun e Fushë-Krujës pasi është zbuluar një rast i futjes së lëndëve narkotike brenda ambienteve të burgut. br br Me urdhër të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj janë shkarkuar 13 drejtorët e policisë në sistemin e burgjeve në vend.br br Shkarkimi i tyre është ndërmarrë për shkak të performancës së dobët të tyre dhe përfshirja e disa prej efektivëve me uniformë në ngjarje kriminale. Rasti më i fundit i përket Bledar Tocit shefit të sigurisë në burgun e Durrësit i cili u përfshi në një përplasje me armë duke vrarë në Kavajë, Dritan Haxhollin.br br Zëvendësimi i drejtorëve të policisë në burgje do të bëhet me konkurs. Përveç shkarkimit të drejtorëve të policisë në burgje, 8 punonjës të burgut të fushë Krujës janë pezulluar nga detyra.br br Pezullimi i tyre është kryer pasi është zbuluar një rast i futjes së lëndëve narkotike brenda ambienteve të burgut. Nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve është bërë i mundur dokumentimi i një aktiviteti kriminal, ku një të dënuari i futej kanabis në burg nga bashkëshortja e tij, dhe më pas ai e shiste brenda ambienteve vuajtjes së dënimit në Fushë-Krujë.br br Mësohet se i dënuari ua shiste lëndën narkotike të dënuarve të tjerë kundrejt kartave telefonike, me kosto 1 mijë lekë të reja. Nga ana e OPGJ-së së drejtorisë së SHKBB-së, është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Rrethit Krujë për shtetasin Isuf Rama, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit ?Arrest me burg? dhe për bashkëshorten e tij Shkëndije Rama ?Arrest në shtëpi?.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-11-03

Duration: 01:18

Your Page Title