Ora News - Kush është mafiozi italian i Comorras që në Shqipëri u bë biznesmen

Ora News - Kush është mafiozi italian i Comorras që në Shqipëri u bë biznesmen

#rtvora #oranewsbr br Ky është Ferdinando Muollo, 56 vjeçari italian që rezulton i dënuar si pjesë e klaneve të Comorra dhe porositës i një vrasjeje në vendin fqinj, ndërsa në Shqipëri kishte marrë leje qëndrimi dhe madje kishte hapur biznese.br br Ai ka jetuar i qetë në Durrës dhe ka hapur tre shoqëri tregtare duke sfiduar edhe autoritetet në maskën e një dentisti, deri kur prokuroria e Napolit u ka kërkuar agjensive shqiptare të gjejnë ish-kamorristin.br br Muollo ka qenë nën hetim për 18 muaj, kohë gjatë të cilës policia dhe prokuroria e Durrësit thonë se kanë identifikuar atë, dhe pronat e tij të dyshuara se janë përfituar me veprimtari kriminale.br br Më 29 tetor, Gjykata e Durrësit ka miratuar vënien nën sekuestro preventive të pasurive që në total përllogariten në përllogaritet 750 000 euro.br br PASURITË E SEKUESTRUARAbr br 5 apartamente në Durrësbr br 13 garazhe në Durrësbr br 1 automjet 40 000 Eurobr br 10 000 euro llogari bankarebr br Ish-mafiozi italian, sipas hetimit ka filluar investimet në Shqipëri në vitin 2012 me një shoqëri me objekt prodhimi dhe tregtimi i medikamenteve dhe pajisjeve dentare në Tiranë, ku ka pasur 50 të aksioneve.br br Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt prodhimi dhe tregtimi i pajisjeve mjekësore-kirurgjikale për larje dhe dezinfektim ambientesh, ku ka 45 të kuotave.br br Dhe në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt laboratore dentare, ku ka 30 të kuotave.br br Ferdinando Muollo pritet të ekstradohet më tej drejt Italisë për të vuajtur dënimin prej 8 vitesh burg.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2019-11-04

Duration: 02:20

Your Page Title