Alvini bashkohet me babain dhe motrat e tij

Alvini bashkohet me babain dhe motrat e tij

Ka përfunduar mëngjesin e sotëm udhëtimi i gjatë i kthimit në shtëpi të 11-vjeçarit Alvin Berisha.br br Në orën 7, avioni me të cilin po kthehej i mituri shqiptar është ulur në Romë, ku Alvini është pritur nga babai i tij dhe motrat.br br Babai dhe motrat kishin 5 vjet që kërkonin Alvinin i cili u rrëmbye nga nëna e tij dhe u dërgua në Siri për t?ju bashkuar Shtetit Islamik.br br Alvin shfaqet i qetë dhe i buzëqeshur për rikthimin në shtëpi.br br Operacioni për kthimin e Alvinit nga Siria nisi që 2 ditë më parë i koordinuar nga autoritetet italiane me ato shqiptare në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmë Hënën e Kuqe.br br Ditën e djeshme Alvini udhëtoi nga Siria në Liban ku u pajis me një pasaportë italiane në Bejirut.br br Rasti i Alvin preku mbarë opinionin publik në Shqipëri dhe Itali pas publikimit të rastit të tij nga emisioni investigativ Le Iene.


User: RTV KLAN

Views: 9

Uploaded: 2019-11-08

Duration: 00:37

Your Page Title