Gjobe 52 mln Dollare kompanise minerare ne Kalimash

Gjobe 52 mln Dollare kompanise minerare ne Kalimash

Kompania minerare, që ushtron aktivitet në zonën e Kalimashit, është gjobitur me plot 52 milionë Dollarë nga Bashkia e Kukësit. Sipas kryebashkiakut Safet Gjici, prej vitesh kjo firmë ka punuar pa leje në zonë, madje nuk i është përmbajtur edhe kontratës me ministrinë.br br ?Kompania në fjalë nuk ka respektuar ligjin, nuk ka vendim për heqjen nga fondi pyjor që është e rëndësishme, punon pa leje, ka hapur disa rrugë pa leje nga bashkia. Punon në galeri dhe të gjitha pjesët e tjera të kësaj fabrike janë të paligjshme. Nuk ka respektuar atë detyrim kontraktual që e ka me ministrinë. Kjo kompani nuk ka bërë asnjë investim për zonën?, shprehet kreu i Bashkisë së Kukësit.br br Gjici thotë se firma ka bërë kërdi në mjedis.br br ?Ne mbrojmë interesin publik, por mbi të gjitha mbrojmë dhe kërkojmë të zbatohet ligji. Pra Inspektoriati i Mjedisit ka kontrolluar me ekspertë dhe ka nxjerrë dëmë të llahtarshme. Kërdinë mjedisore që ka bërë kjo kompani nuk e ka bërë asnjë kompani tjetër në Kukës. Dhe për këtë gjë është nxjerrë dhe një gjobë?, thotë Gjici.br br Firma minerare ?IMI sh.p.k.? nuk do të lejohet të ushtrojë aktivitetin e saj nëse nuk paguan gjobën e vendosur nga inspektorët e Bashkisë së Kukësit.br br ?Nëse kompania nuk do paguajë gjobën 52 milionë Dollarë, të zbatojë ligjin që inertet të mos i hedhë në liqen. Kjo kompani nuk do të lejohet të punojë më?, thekson kreu i Bashkisë së Kukësit.br br Sipas Gjicit, në kompaninë që shfrytëzon prej kohësh minierën e kromit në Kalimash janë konstatuar edhe më herët shkelje ligjore, por sërish firma ka vijuar aktivitetin e saj në kundërshtim me ligjin.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2019-11-08

Duration: 01:36

Your Page Title