Report TV -Luan kundër vendit të fundit, trajneri i Partizanit: Lojtarët janë të vetëdijshëm

Report TV -Luan kundër vendit të fundit, trajneri i Partizanit: Lojtarët janë të vetëdijshëm

Ndeshja e fundit e javës së 11 të Superligës do të jetë mes Partizanit dhe Flamurtarit, dy ekipe që luftojnë krejtësisht për objektiva të kundërt, por që në këtë 90 minutësh i kënaq vetëm tre pikëshi. Kampionët në fuqi udhëheqin prej tre javësh, por në ndeshjen e fundit ndaj Luftëtarit hasën shumë vështirësi, diçka e cila sipas trajnerit Lerda nuk do të ndodhë kundër Flamurtarit.br br Lerda: ?E vërtetë që kur luan vendi i parë me vendit e fundit ekziston një nënvlerësim, apo një mosimpenjim nga ana e skuadrës. Por, unë dua të konfirmoj që lojtarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë që mbart ky takim. Duke respektuar kundërshtarin, ne do të arrijmë të marrim maksimumin nga kjo sfidë.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-11-09

Duration: 01:26

Your Page Title