Spanja serish ne zgjedhje brenda vitit

Spanja serish ne zgjedhje brenda vitit

Kjo e dielë ishte hera e dytë për këtë vit, që në Spanjë u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Këto zgjedhje u zhvilluan pasi socialistët e kryeministrit në detyrë Pedro Sançez që fituan zgjedhjet në Prill nuk siguruan shumicën e nevojshme dhe nuk bindën dot partitë e tjera për krijimin e një koalicioni qeverisës.br br Sondazhet parashikojnë një tjetër fitore të socialistëve, të cilët në krahasim me zgjedhjet e kaluara do t?u tkurret numri i deputetëve. Rritje kanë forcat e djathtë, Partia Popullore dhe radikalët e Vox, të cilët pritet të renditen në vend të tretë. Pozitat e këtyre të fundit po forcohen me ritme të shpejta që prej zgjedhjeve të prillit kur ata hynë për të parën herë në parlament.br br Duke shfrytëzuar dhunën në protestat e Katalonjës, radikalët e djathtë po luajnë me kartën e mbajtjes të unifikuar të Spanjës e duke refuzuar kategorikisht pavarësinë e këtij rajoni.br br Pjesëmarrja në këto zgjedhje pritet të jetë rreth 57, 4 më pak se në Prill. Megjithatë, analistët thonë do të jetë sërish i vështirë krijimi i një koalicioni të ri paszgjedhor dhe me shumë gjasa do të ketë një qeveri minorance të Pedro Sançezit.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2019-11-10

Duration: 00:57