Ora News - Firmoset urdhërarresti për Agim Kajmakun, nuk gjendet në shtëpi

Ora News - Firmoset urdhërarresti për Agim Kajmakun, nuk gjendet në shtëpi

#rtvora #oranewsbr br Pasi lëshoi urdhrin e arrestit, Prokuroria e Tiranës i ka drejtuar ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakunjë ftesë për paraqitje të martën pranë organit të akuzës për tu pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit po zhvillohen hetime.br br "Në rast të mosparaqitjes së tij, do të urdhërohet shoqërimi i detyrueshëm", thuhet në një njoftimin e Prokurorisë.br br Vetëm pak javë pasi mori në dorë materialin nga Prokuroria e Përgjithshme, akuza e Tiranës lëshoi urdhër-arrestin për Agim Kajmakun ish-kryebashkiakun e Vorës të shkarkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas deklarimit të rreme në formularin e vetëdeklarimit.br br Por ky urdhër arrest nuk është ekzekutuar nga policia, megjithësë është marrë edhe miratimi i gjykatës, pasi Kajmaku nuk është gjendur në banesë.br br Vendimi është marrë nga prokurori i Tiranës, Kolë Hysenaj, i cili ka vënë nën akuzë Kajmakun për tre vepra penale, atë të falsifikimit të formularëve, që lidhet me mosdeklarimin në KQZ të ndalimit që i është bërë në Greqi, dhe të dy akuzave të tjera, ?shpërdorim detyrës? dhe ?ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës?.br br Pas denoncimeve të PD-së, Prokuroria e Përgjithshme kreu verifikimet ku doli me konkluzionet se Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin dhe më pas hetimin në Greqi me një emër tjetër, Jorgo Toto, duke bërë që ai të jetë në kushtet që e kap ligji i dekriminalizimit.br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-11-11

Duration: 01:39