Gjermania: Shengeni Ballkanik ploteson integrimin ne BE

Gjermania: Shengeni Ballkanik ploteson integrimin ne BE

Gjermania e sheh pozitivisht idenë e shengenit Ballkanik të ideuar në takimet e Novi Sadit dhe Ohrit. Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas thotë në një intervistë për Deutsche Welle se bashkëpunimi rajonal e ndihmon procesin e anëtarësimit në BE.br br ?Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal plotëson procesin e pranimit në BE. Forcimi i marrëdhënieve të fqinjësisë dhe bashkëpunimi ekonomik janë në favor të secilit prej 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ato e bëjnë Ballkanin Perëndimor në përgjithësi më interesant?.br br I pyetur për situatën, kur BE duket e përçarë dhe Shtetet e Bashkuara po shtojnë prezencën në rajon, Mas këmbëngul se unioni është mbështetësi më i madh i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai kërkon rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje që nuk ndryshon kufijtë.br br ?Sa i përket idesë së këmbimit të territoreve ose ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, ne nuk mendojmë se kjo kontribuon për stabilitetin në rajon. Ajo që mbështesim ne është rifiilimi i shpejtë i dialogut të ndërmjetësuar nga BE, duke pasur si synim një marrëveshje të gjithanshme që t?i mundësojë të dy vendeve afrimin me BE?.br br Sa i takon situatës në Shqipëri, kryediplomati gjerman thotë se me rëndësi është çuarja përpara e Reformës në Drejtesi dhe asaj Zgjedhore që janë kushtet kryesore të Bundestagut. br br ?E rëndësishme është që tani të gjithë të kontribuojnë që Gjykata Kushtetuese të fillojë pa u vonuar punën. Edhe reformimi i ligjit të zgjedhjeve do të diskutohet me të gjitha forcat politike dhe shoqërinë civile. Ne jemi të sigurt, se për reformat që kanë të bëjnë me rekomandimet e OSBEODIHR mund arrihet marrëveshje pa humbur kohë. Parlamenti është vendi ku zhvillohen konfrontimet politike. Tani duhen propozime konstruktive dhe bashkëpunime serioze në interes të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj?.br br Sa i takon qëndrimit të Francës kundër zgjerimit, ministri i Jashtëm gjerman thotë se çështja do të diskutohet sërish javën e ardhshme.br br Ai shton se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të tregojnë vullnet për çuarjen përpara të reformave të kërkuara duke theksuar se edhe opozita në këto vende ka përgjegjësinë e saj.


User: RTV KLAN

Views: 5

Uploaded: 2019-11-15

Duration: 01:35

Your Page Title