Meta: Nuk kam patur kohe per Shkodren dhe Voren

Meta: Nuk kam patur kohe per Shkodren dhe Voren

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin ?Opinion? në Tv Klan.br br I pyetur se kur do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar bashkie në Vorë dhe në Shkodër, Meta deklaroi se nuk ka pasur kohë të mendojë për këtë çështje.br br Gjithashtu ai u shpreh se i di mirë detyrimet e tij kushtetuese.br br Blendi Fevziu: Kur do ketë një datë për zgjedhjet në Shkodër, ku nuk ka një kryetar bashkie dhe në Vorë ku kryetari i Bashkisë është shkarkuar?br br Ilir Meta: Nuk kam patur kohë fare që të mendoj për këtë gjë.br br Blendi Fevziu: Si nuk keni pasur kohë, ky është detyrim kushtetues?br br Ilir Meta: Unë i di shumë mirë detyrimet e mia kushtetuese.br br Blendi Fevziu: Atëherë kur do të ketë një datë zgjedhjesh?br br Ilir Meta: Unë ju thashë shumë qartë që di detyrimet e mia kushtetuese.br br Blendi Fevziu: Nuk keni një datë?br br Ilir Meta: Nuk e di. Kjo nuk është një çështje që më takon mua të flas aq më tepër sot. Unë kam ardhur këtu për Gjykatën Kushtetuese. tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2019-12-09

Duration: 02:27

Your Page Title