Policia Tatimore kontrolle në Tiranë - (25 Janar 2000)

Policia Tatimore kontrolle në Tiranë - (25 Janar 2000)

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000br br Pas paralajmërimit të djeshëm nga tatimorët, për plotësimin e dokumentacionit dhe shlyerjen e detyrimeve që subjektet tregtare kanë ndaj shtetit, sot policia tatimore nisi zbatimin rigoroz të ligjit ndaj atyre subjekteve privtë të cilët nuk kishin plotësuar kërkesat për ushtrimin e veprimtarisë së tyre. Kështu në tregun e Tiranës për mos pagimin të tvsh-së, ndaj firmës së prodhimit dhe tregtimit të këpucëve Miral, u zbatua sekuestri i mallit në vlerën që pronarët i detyroheshin shtetit, për mospagimin me faturë të tij. Ndërkohë kontroll mjaft i rreptë u krye dhe në zonën e magazinave të Tiranës si dhe në tregjet e tjera të shumicës.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2019-12-09

Duration: 00:40

Your Page Title