Dëshmia në hetimin e Trump/ Deklarimet e forta të ish Ambasadores amerikane në Kiev

Dëshmia në hetimin e Trump/ Deklarimet e forta të ish Ambasadores amerikane në Kiev

Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovich i tha Kongresit se sulmet që e kanë origjinën te interesat korruptive kanë krijuar një krizë në Departamentin e Shtetit.br br br Yovanovich u tha ligjvënësve se ajo ishte viktimë e ?fushatës së dezinformimit? ku u përdorën ?kanale të pasme jozyrtare? që çuan në largimin e saj nga Ukraina.br br Ajo tha se ?vazhdon të jetë e habitur? për faktin që pati amerikanë, të cilët bënë partneritet me ?disa ukrainas të cilët preferuan të luanin sipas rregullave të vjetra korruptive? në përpjekjet për largimin e saj.br br Yovanovich dha gjithashtu alarmin se zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit nuk e mbrojtën nga sulmet e aleatëve të presidentit, përfshirë ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut Rudy Giuliani.br br ?U ndjeva shumë keq kur dëgjova se Presidenti kishte humbur besimin tek unë,? tha ajo.br br Ajo foli para ligjvënësve për një ?krizë në Departamentin e Shtetit?. Dhoma e Përfaqësuesve dëgjoi të premten Marie Yovanovitch, ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë, e cila u vu në shënjestër të aleatëve të presidentit në një fushatë ?njollosjeje? që tani është në qendër të hetimit.br br Ndërkohë që zonja Yovanovitch po dëshmonte, Presidenti Trump e sulmoi atë në Twitter, duke thënë se kudo që ajo ka shërbyer, punët kanë shkuar keq. Ish-Ambasadorja u përgjigj se fjalët e presidentit tingëllonin kërcënuese. Diplomatja e karrierës, u ka shërbyer si presidentëve republikanë, ashtu edhe atyre demokratë. Ajo dhe zyrtarë të tjerë që po dëshmojnë publikisht në seancat historike të Dhomës së Përfaqësuesve, po japin versionet e tyre të ngjarjeve, ku demokratët po mbështeten për të ngritur argumentin se sjellja e presidentit është e pafalshme.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 3

Uploaded: 2019-12-09

Duration: 01:31

Your Page Title