Ora News - Sekuestrohen 300 kg droge dhe laboratori, 3 shqiptarë arrestohen në Itali

Ora News - Sekuestrohen 300 kg droge dhe laboratori, 3 shqiptarë arrestohen në Itali

#rtvora #oranewsbr Autoritetet italiane kanë zbuluar 2 plantacione me bimë kanabis e një laborator për përpunimin e tyre në një zonë në afërsi të qytetit të Romës.br br Në plantacionet me drogë të pozicionuar në afërsi të autostradës Roma-Aquila u gjetën rreth 400 bimë kanabis me lartësi 2- 3 metra e në afërsi të tyre u zbulua dhe një laborator për tharjen e përgatitjen e dozave të marijuanës.br br Në këtë laborator droge Guardia di Finanza e Romës ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas shqiptarë që gjatë ekzekutimit të operacionit ushtruan rezistencë fizike ndaj forcave të rendit.br br Doza droge u gjetën gjithashtu dhe gjatë kontrollit në banesat e 3 shtetasve shqiptarë.br br Droga e sekuestruar është rreth 300 kg marijuanë e sipas Guardia di Finanza do të kapte një vlerë shitje prej 700 mijë euro.br br Tre shqiptarët e arrestuar janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore në burgun e Avezzanos në provincën e Aquilas me akuzën e trafikut të drogës e rezistencë e mosbindje ndaj forcave të rendit.br br Për më shumë lexoni në: br Ndiqni emisionin këtu: Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-12-09

Duration: 01:12

Your Page Title