Ora News - Hiqen si agjentë policor, hajdutët i grabisin kasafortën të moshuarës

Ora News - Hiqen si agjentë policor, hajdutët i grabisin kasafortën të moshuarës

#rtvora #oranewsbr br Tre persona kanë grabitur një banesë pasditen e së martës në Fushë Milot. Grabitësit janë paraqitur si agjentë policor në banesën e Hume Shabanit duke i thënë se djali i saj, i cili prej gati një viti e gjysmë ndodhet në burg, ishte arratisur.br br E moshuara tregoi se më pas hajdutët i kanë kontrolluar të gjitha dhomat me pretekstin se djali i saj Xhevahiri ishte arratisur në Shqipëri dhe më pas ishte fshehur në banesë.br br Kur arritën në dhomën ku ndodhej kasaforta, e cila isha e mbyllur, ata shqyen derën dhe morën çdo gjë me vlerë që gjetën si edhe paratë.br br Gruaja e moshuar tregoi se një prej grabitësve e njihte pasi hoqi maskën dhe i tha të mos shqetësohej. Por nuk kishte arritur ta njihte pasi nuk sheh mirë nga sytë..br br Hume Shabani: ?Hapën derën dhe më thanë ku e ke djalin. I thashë çfarë djali? Më thanë që djali ka braktisur burgun, nuk e ke parë lajmin në televizor. Më pyetën ku e ke futur, ku e ke fshehur. I thashë djali nuk ka ardhur. Më erdhën pas në dhoma duke kërkuar një armë të djalit, i thashë nuk di gjë që ka armë. Të gjitha dyert ishin të hapura, vetëm njëra ishte e mbyllur dhe e thyen me shkelm. Morën çfarë kanë gjetur, letrat e shtëpisë, çfarë kishte në pashaportë. Isha vetëm kur erdhën.br br I thashë si vini pa një kryetar komune, nga Tirana ku e gjetët shtëpinë time. Nuk më dhunuan. Njëri i vogli më njihte, më tha mos u tremb. Hoqi maskën, më tha mos u tremb, dhe e vuri përsëri. Por nuk shoh mirë se jam operuar dy herë. Ishte ora 16:30-15:00 e mbasdites së djeshme. Kur kuptova se ishin hajduta më morën telefonin. Nuk e di a kishin armë me vete. Por nuk luajta sepse mendova mos më bëjnë gjë. Pasi u larguan dola lajmërova bashkëshortin. Erdhi policia. Djali Xhevahir Shabani ndodhet në burg prej 1 viti e gjysmë e më thanë që ishte arratis."br br Gazetari i Ora News, Elvis Hila raporton se më pas grabitësit janë larguar nga banesa dhe është lajmëruar pronari i banesës Taf Shabani si edhe policia e Kurbinit.br br Sipas Taf Shabanit vlera e lekeve është shumë e madhe dhe kanë qenë të fshehura në kasafortë.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-12-12

Duration: 01:02