Ora News - Besnik Muçi nuk njeh vendimin e KPA, paraqitet në Gjykatën Kushtetuese { pa koment }

Ora News - Besnik Muçi nuk njeh vendimin e KPA, paraqitet në Gjykatën Kushtetuese { pa koment }

#rtvora #oranewsbr br Ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë, Besnik Muçi duket se nuk do të njohë vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkarkimin e tij nga detyra.br br Si çdo ditë tjetër, edhe sot ai është paraqitur në Gjykatën Kushtetuese në cilësinë e anëtarit të kësaj gjykate.br br Të enjten, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, i dekretuar nga Presidenti i Republikës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.br br Vendimi u shpall në orën 11:00 nga kryetari i trupit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Sokol Çomo.br br "Shkarkohet nga detyra subjekti i rivlerësimit Besnik Muçi, prokuror në procesin e rivlerësimit, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në momentin e shpalljes së vendimit. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm " br br Trupi gjykues çmoi se subjekti i rivlerësimit "është në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë. Nuk mund të gëzojë besimin e publikut për të qëndruar në detyrë. Ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë së tij dhe personave të lidhur me të.br br Muci e quan: Nulbr br Por një vendim i tillë konsiderohet nul nga Muçi, i cili thotë se në momentin që ka bërë betimin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese ky vendim nuk ka më efekt.br br Besnik Muçi: Vendimi nuk afekton funksionin tim si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, sot nuk mund ti shtrijë kompetencat e veta mbi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të zgjedhur sipas parashikimeve kushtetuese të ndryshuara në 2016."br br Një vit më parë KPK konfirmoi në detyrë Muçin, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik.br br Gjatë kohës që KPA po shqyrtonte dosjen presidenti e dekretoi si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-12-12

Duration: 00:18

Your Page Title