Ora News - Plagosja në Mirditë 4 persona dhunuan dhe plagosën me armë 26 vjeçarin

Ora News - Plagosja në Mirditë 4 persona dhunuan dhe plagosën me armë 26 vjeçarin

#rtvora #oranewsbr br Katër persona janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia si autorë të atentatit 26 vjeçarit Frederik Leka, mbrëmjen e së premtes në Mirditë.br br Ata i bënë pritë të riut dhe pasi e dhunuan me mjete të forta e qëlluan me armë zjarri duke i shkaktuar plagë në këmbë dhe shpatull.br br "Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit A.N., A.N., V.P., si edhe A.P., banues në Lezhë dhe Mirditë, kanë goditur me sende të forta dhe plagosur me armë zjarri shtetasin F. L.,"- informon policia e Lezhes.br br Ngjarja u shënua në vendin e quajtur "Kroji Shtogut"br br Dyshimet e policisë janë sulmi është pasojë e konflikteve të vjetra të mes autorëve dhe të plagosurve.br br Por në këtë pikë, policia tregohet e rezervuar në detaje, pasi thekson se çështja është ende nën hetim dhe aktualisht po punohet për kapjen e katër personave në kërkim.br br Autorët, identitetet e të cilëve nuk jepen të plotë, janë banues në Lezhë e Mirditë, dy bashki ku janë përqendruar edhe operacionet e policisë për ti arrestuar.br br Frederik Leka, mori ndihmën e parë në spitalin lokal dhe më pas është sjellë për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.br br Burimet thonë se ai është jashtë rrezikut për jetën.br br Në 2013 iu vra i ati br br Duke marrë në analizë dinamikën e sulmit, dyshohet se autorët kanë dashur ti japin një mesazh të fortë 26 vjeçarit Leka.br br Ky i fundit, rezulton person me precedentë penalë, pasi ka qenë i dënuar në Greqi me 4 vjet burg për lëndë narkotike.br br Ndërsa në vitin 2013 i është vrarë dhe babai Mark Leka me çifte pranë banesës, ngjarje e cila ende nuk është zbardhur.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-12-12

Duration: 01:12

Your Page Title