Frikë nga një lëkundje tjetër, disa qytetarë në Tiranë vendosin ta kalojnë natën në makina

Frikë nga një lëkundje tjetër, disa qytetarë në Tiranë vendosin ta kalojnë natën në makina

Frika për një lëkundje tjetër, ka bërë që një pjesë e qytetarëve në Tiranë ta kalojnë natën në makinat e tyre. Anash rrugës tek Unaza e Re ka makina të shumta me familje brenda tyre, të cilët kanë lënë shtëpitë dhe kanë zgjedhur që natën ta kalojnë larg banesave të larta.br br Po ashtu raportohet se edhe tek Bulevardi i Ri në Tiranë ka shumë familje që me batanije në krahë janë mbledhur së bashku për të kaluar natën jashtë.br br Ndërkohë lëkundjet e tërmetit vijojnë ende, ku vetëm pak më parë u regjistrua një tjetër goditje 3.7 ballë.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2019-12-12

Duration: 00:13