Volejboll/ Erzeni kualifikohet për fazën tjetër “CEV Voleyball challenge Cup 2020”

Volejboll/ Erzeni kualifikohet për fazën tjetër “CEV Voleyball challenge Cup 2020”

Ka qenë një javë e vështirë për qytetarët e Shijakut, i prekur rëndë nga pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit.br br Por ekipi i Erzenit në volejboll ua ka thyer sadopak buzëqeshjen me fitoren 3-0 ndaj Partizanit për Euro kupën CEV.br br Seti pare 25 -16, Seti dyte 25-19 dhe ai i trete 26-24.br br Erzenit i duheshin vetëm dy sete për t?u kualifikuar pas fitores 3-0 me Partizanin në Tiranë.br br Sulmet e forta të lojtarëve të Erzenit si Asmend Kula 13, Vuk Medenica 15 dhe Anis Cullhaj 11 dhuruan spektakël shoqëruar me duartrokitje në pallatin e sportit Dhimitraq Goga.br br Partizani u mundua të marrë frenat e lojës por e kishte të pamundur të përballonte dhe të fitonte përparësi ndaj Erzenit.br br Kristi Berdufi lojtari me numrin 10 i Partizani në rrolin e liberos bëri të pamundurën për të organizuar të tijët kundra ish ekipit ku u shpall kampion por e gjithë dinamika e këtij dueli kontrollohej nga shijakasit.br br Ndeshja e kthimit ishte caktuar të zhvillohej më 27 nëntor, nën drejtimin e një arbitri të parë moldav me ndihmës një arbitër turk po në Pallatin e Sportit ?Dhimitraq Goga? . Mirëpo tërmeti i fortë i së martës, 26 Nëntor si dhe shpallja nga qeveria e gjendjes së pjesshme të jashtëzakonshme nuk krijonte kushtet normale për zhvillimin e takimit.br br Ndaj dhe CEV e pa me vend shtyrjen dhe zhvillimin e tij sot më 4 dhjetor.br br Ekipi Erzenit u drejtua nga trajneri Arben Sako dhe ndihmësi i tij Rezart Muka.br br Partizani në këtë ndeshje drejtohej nga ndihmës trajneri Elton Tukseferi, ndërsa trajneri i parë, Ylli Tomorri, ndodhet jashtë vendit për arsyet personale.br br Erzeni , më 10 dhe 17 dhjetor, do të ndeshet me italianët e ?Allianz Power Voley? të Milanos që mban vendim e katërt në kampionatin Italian.br br br br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 2

Uploaded: 2019-12-12

Duration: 02:22