Procesi i shkarkimit të Trump/ Shtëpia e Bardhë nuk do marrë pjesë

Procesi i shkarkimit të Trump/ Shtëpia e Bardhë nuk do marrë pjesë

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të marrë pjesë në seancat e ardhshme dëgjimore për procesin e shkarkimit të presidentit, që mbahen nga Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve. br br br Në një letër drejtuar kryetarit të Komitetit, Jorrold Nadler, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Pat Cipollone deklaroi thënë se hetimet për procesin e shkarkimit të presidentit, të udhëhequra nga demokratët janë ?të pabaza?. Seanca për procesin e shkarkimit të presidentit Donald Trump është caktuar të mbahet javën e ardhshme. Aty do të shihet më qartë se çfarë akuzash do të mund të ngrihen kundër presidentit. Në letrën e Shtëpisë së Bardhë nuk është dhënë ndonjë arsye specifike për mospjesëmarrjen në këtë seancë. br br Por, Cipollone në këtë letër ka akuzuar ligjvënësit demokratë se po humbin kohën e amerikanëve me këtë procedurë duke e cilësuar si ?abuzim me pushtetin?. ?Çfarëdo rruge që zgjidhni, siç ka thënë presidenti së fundmi: ?Nëse doni të nisni procedurat e shkarkimit, bëjeni tani, shpejt, në mënyrë që të ketë një gjyq të ndershëm në Senat??, ka shkruar Ciopollone në letrën e tij. Dhoma e Përfaqësuesve, që udhëhiqet nga demokratët, hetoi për rreth dy muaj për të parë nëse Trump ka kryer shkelje që do të mundësonin shkarkimin e tij.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 150

Uploaded: 2019-12-12

Duration: 01:13

Your Page Title