Rreze Dielli 11 Dhjetor 2019 - Të Gatuajmë me Znj Vjollca P. 2 Sallatë me pulë dhe perime

Rreze Dielli 11 Dhjetor 2019 - Të Gatuajmë me Znj Vjollca P. 2 Sallatë me pulë dhe perime

Sallatë me pulë dhe perimebr br Përbërësit:br br 400 gr fileto pule br br 3 vezë br br 1 lugë çaji niseshte br br 1 lugë çaji miell br br Kripë, piper I zi br br br br Vaj br br 2 speca mix br br 1 qepë br br ½ tufë majdanoz br br 3 lugë gjelle majonezë br br Përgatitja: br br Fileton e pulës e presim në feta të holla, e shtypim pak lehtë me fundin e një tigani, e marinojmë me Olivella, hedhim vaj dhe i pjekim në tigan derisa të zverdhet nga të dyja anët. br br Në një tas rrahim vezët me kripë dhe piper të zi, miell dhe niseshte. br br Bëjmë 3-4 omleta të holla. I vendosim mbi njëra tjetrën, i mbledhim role dhe i presim në fije si makarona. br br Kastravecin, specat dhe qepën i presim në shirita. Majdanozin e grijmë vrazhdë. Edhe fileton e pulës e grijmë në fije. Të gjithë përbërësit i përziejmë në një tas. Shtojmë në të majonezën, e përziejmë dhe mund ta servirim me pak bukë të thekur.


User: RrezeDielliOfficial

Views: 0

Uploaded: 2019-12-12

Duration: 19:48

Your Page Title