“Thërriste: Gjyshiiiii”/ Humbi gruan, vajzën dhe mbesën, Ajet Meçja rrëfen momentet e tmerrit

“Thërriste: Gjyshiiiii”/ Humbi gruan, vajzën dhe mbesën, Ajet Meçja rrëfen momentet e tmerrit

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama gjendet për vizitë në familjen e oficerit të policisë, Ajet Meçja, i cili humbi të shoqen, vajzën e vetme dhe mbesën e mitur gjatë tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.br br br Përgjatë bashkëbisedimit me kryeministrin, i cili ngushëlloi Ajetin për humbjen e trefishtë, ky i fundit rrëfeu momentet e tmerrit.br br ?Ishim bashkë. Unë fjeta në një dhomë të vogël në ballkon, dy vajzat te dhoma jonë, ndërsa gruaja në dhomën tjetër. Te tërmeti i madh i dëgjova që ulërinin shumë, sidomos mbesa, por unë nuk pata mundësi të dilja se m?u bllokua dera. Edhe mbi mua ranë inerte , dola zvarrë dhe pashë vetëm komshinjtë jashtë, pallati ishte bërë grumbull. U futa dhe dëgjoja mbesën, që thërriste ?gjyshi? dhe Djenën që thoshte ?më shpëtoni, ku është mami?, por gruan e kishte goditur të parën?, tregoi Meçja duke shtuar se nuk mundi dot të ndihmonte e shpëtonte asnjërën prej tyre.br br ?Pse shpëtova, të kisha shkuar edhe unë. Fati s?deshi që ata të jetonin?, u shpreh gjithashtu Ajeti.br br Pallati 6-katësh i Durrësit nuk mundi dot t?u rezistonte lëvizjeve të fuqishme duke pësuar kështu shembje e shkaktuar ndër të tjera, vdekjen e Rozës, gruas së Ajetit, Dienës, vajzës së tyre të vetme dhe mbesës së mitur, Esielës.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2019-12-12

Duration: 00:53

Your Page Title