Shqipëria i mbyll derën Kinës, miraton marrëveshjen me SHBA në për rrjetin 5G

Shqipëria i mbyll derën Kinës, miraton marrëveshjen me SHBA në për rrjetin 5G

TIRANE-Qeveria shqiptare ka miratuar në parim memorandumin e mirëkuptimit me qeverinë amerikane për sigurinë 4G dhe 5G. Në vendimin e miratuar sot nga qeveria shqiptare nuk jepen detaje për shkak se është një cështje e sigurisë kombëtare, por theksohet se me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, këshilli i ministrave ka miratuar memorandumin me SHBA-në.br br Në muajt e fundit pasur një debat për rrjetin 5G, por si qëndron e vërteta? SHBA-ja në të gjithë Europën, Perëndimin ka bërë një fushatë kundër teknologjisë kineze ne fushën e telekomunikacionit, veçanërisht kundër kompanisë kineze Huawei. Në Shqipëri rastisi që fushata koincidoi me lancimin e rrjetit 5G nga një operator privat. Rrjetin 5G nuk e ka në dorë qeveria, por kompania që ka blerë frekuencat e liruara nga televizionet, që më pas janë shitur nga AKEP. Lancimi i rrjetit 5G për të cilin nuk përdoret Huawei në Shqipëri, por teknologjia perëndimore duke respektuar politikën europiane.br br Ambasada amerikane në mënyrë të vazhdueshme e ka shprehur shqetësimin që të mos lidhet marrëveshje me kompani kineze nga ana e operatorëve shqiptarë. Pak javë më parë e ngarkuara me punë e SHBA-së Tiranë Leyla Moses-Ones deklaroi në konferencën 'Demokracia përballë rrezikut të teknologjisë' se Shqipëria është e palëkundur në partneritetin me Amerikën duke ua bërë të qartë disa vendeve, referuar Rusisë apo Kinës, se disa gjëra nuk janë në shitje. br br Ndërkohë që ish këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish-Komandanti Suprem i Forcave të NATO-s në Europë James Jones e kishte të drejtpërdrejtë mesazhin për autoritetet shqiptare sa i përket rrjetit 5G kur tha se liderët shqiptar duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre dhe sot qeveria ka firmosur marrëveshjen në parim me SHBA-në për rrjetin 5G.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-12-12

Duration: 01:53